Një 40-vjeçar ka humbur jetën pas një aksidenti në fshatin Lëpushë, në Kelmend.
Policia është njoftuar rreth orës 10:52 se shtetasi rreth 40 vjeç, dyshohet se kishte rënë në një humnerë.
Menjëherë pas marrjes së njoftimit, shërbimet e Policisë kanë shkuar në vendngjarje, ku kanë konstatuar se 40-vjeçari, si pasojë e dëmtimeve të marra nga rënia, kishte humbur jetën.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkaqeve të ngjarjes.

