Sondazh

Grushtat në protestë, a shënojnë fundin e saj?

Loading ... Loading ...
 

“Shqipëria, shumë shpejt anëtare e BE”/ Ambasadorja e re në Tiranë: Mbështes integrimin në union

schedule18:36 - 4 Shtator, 2026

schedule 18:36 - 4 Shtator, 2026

Ambasadorja e re e BE, Sofia Morera de Sousa në mesazhin e parë të misionit të saj të ri në Tiranë, premton se do të angazhohet maksimalisht për të arritur qëllimin e Shqipërisë për tu anëtarësuar në BE.

Duke e konsideruar një moment vendimtar për Shqipërinë, ajo thotë se po vjen për një qëllim të përbashkët nga Brukseli.

“Është nder të jem këtu në një moment kaq vendimtar, të rrugës së shqiptarëve drejt BE. Së bashku me ekipin tim, në delegacionin e BE jam këtu për të mbështetur çdo të shqiptarëve drejt integrimit në BE.

Në koordinim të ngushtë me shtetet anëtare, do të angazhohemi me të gjithë aktorët dhe partnerët drejt këtij qëllimi të përbashkët. Në katër vitet e ardhshëm të misionit tim, në këtë vend të bukur dhe mikpritës, mund të mbështeteni në angazhimin tim absolut për të ndërtuar së bashku të ardhmen evropiane, të shqiptarëve.”

Ambasadorja Sofia Morera de Sousa është një diplomate karriere e BE. Ajo vjen nga Portugalia pas një pune 5-vjeçare si përfaqësuese e komisionit europian në shtetin iberik, ndërsa ka shërbyer edhe si ambasadore e BE në Kepin e Gjelbër. Më herët ka kryer misione në Afrikën e Jugut, Etiopi por dhe ka mbajtur pozicione të larta si këshilltare lartë e politikës së jashtme në Bruksel.

Sofia Morera de Sousa do të pasojë në detyrë italianin Silvio Gonzato, dhe nëse qëllimi i përbashkët arrihet, atëherë ajo do të ketë fatin të jetë ambasadorja e BE që anëtarëson Shqipërinë ne vitin 2030./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!