Sondazh

Grushtat në protestë, a shënojnë fundin e saj?

Loading ... Loading ...
 

Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

schedule08:00 - 5 Shtator, 2026

schedule 08:00 - 5 Shtator, 2026

Dashi

Tregohuni sa më të kujdesshëm që të mundeni gjatë kësaj dite, sepse në të kundërt situata mund t’ju dalë jashtë kontrollit. Beqarët do të jenë shumë të ndjeshëm ndaj çdo ftese që do t’u bëhet dhe ka shumë gjasa që të mund të fillojnë një lidhje. Në planin financiar, fati do të jetë në anën tuaj.

Do t’i zgjidhni të gjitha problemet që keni pasur dhe do të mund të kryeni të gjitha investimet që keni dëshiruar.

Demi

Ditë e këndshme për të gjithë ata që janë në një lidhje. Do të dini çfarë hapash të hidhni dhe gjërat do t’ju ecin për mrekulli. Beqarët do të jenë disi të përhumbur dhe do të humbasin disa mundësi të mira. Do të pendohen shpejt, por ka rrezik të mos ketë një kthim mbrapa. Në planin financiar do të jeni shumë të kujdesshëm dhe nuk do të bëni asnjë gabim. Situata do të vijë duke u përmirësuar.

Binjakët

Do të ndiheni më të vetmuar se kurrë më parë gjatë kësaj dite, sepse partneri do të jetë i ngarkuar me punë dhe nuk do t’ju kushtojë vëmendjen e duhur. Beqarët bëjnë mirë të mos i hedhin sytë tek personat që kanë një lidhje, sepse do të lëndojnë veten. Në planin financiar ka rrezik të lindin probleme të njëpasnjëshme. Do të jetë e vështirë t’ia dilni mbanë vetë, kështu që bëni kujdes.

Gaforrja

Neptuni do të ndikojë pozitivisht gjatë kësaj dite në jetën tuaj në çift dhe ka shumë gjasa që gjithçka të ecë për mrekulli. Do t’i zgjidhni madje edhe disa probleme të së shkuarës. Për beqarët priten ndryshime rrënjësore. Bëhuni gati, sepse gjërat më të veçanta do të ndodhin në mesditë. Gjendja e financave do të jetë goxha e qëndrueshme. Do të dini sa të shpenzoni dhe sa para të hiqni mënjanë.

Luani

Do të keni planetët aleatë të fortë në jetën sentimentale sot dhe çdo gjë do t’ju ecë për mrekulli ju të dashuruarve. Shfrytëzojeni çdo sekondë, sepse ditë të tilla vijnë rrallë në jetë. Beqarët duhet t’ia shprehin sa më parë pëlqimin një personi, sepse po pritën edhe pak, dikush tjetër do të tregohet më i shkathët. Në planin financiar bëni mirë të mos luani me zjarrin, sepse do të digjeni.

Virgjëresha

Do të ndiheni mjaft mirë në lidhjen që keni krijuar dhe do të bashkëpunoni për gjithçka me partnerin. Në disa momente emocionet do të jenë më të forta nga sa e kishit menduar. Beqarët do të realizojnë takime vendimtare, të cilat do t’ua ndryshojnë përgjithmonë të ardhmen. Në planin financiar situata do të jetë e ekuilibruar dhe nuk do të keni aspak probleme kur të shpenzoni.

Peshorja

Dita do të fillojë e qetë sot për ju të dashuruarit, por në orët e pasdites dikush do të ndërhyjë dhe do t’ju sjellë mosmarrëveshje të njëpasnjëshme. Beqarët do të përjetojnë kënaqësi të njëpasnjëshme falë disa personave që do t’i joshin në çdo moment. Në planin financiar duhet të tregoheni të arsyeshëm, sepse në të kundërt mund të përballeni me vështirësi dhe probleme të mëdha.

Akrepi

Do të bashkëpunoni gjatë gjithë kohës sot me atë që keni në krah dhe marrëdhënia në çift do të jetë e ngrohtë. Do të ndani çdo ide dhe mendim dhe do të bëni më të mirën për të dy. Beqarët nuk duhet të mërziten edhe nëse nuk e gjejnë sot princin e kaltër. Çdo gjë është e shkruar dhe do të ndodhë në momentin e duhur. Në planin financiar do të keni fat me shumicë dhe situata do të jetë më e mirë.

Shigjetari

Do të jeni entuziastë dhe gati për çdo lloj aventure sot ju të dashuruarit. Marrëdhënia me partnerin do të jetë emocionuese dhe do të merreni vesh për çdo gjë. Beqarët nuk duhet të shohin vetëm pamjen e jashtme të dikujt, sepse mund të lëndohen pa masë më vonë. Perspektivat financiare pritet të jenë të mira. Do të jeni të matur me çdo shpenzim që do të kryeni dhe gjendja do të jetë e kënaqshme.

Bricjapi

Ditë aspak e keqe kjo e sotmja për ata që janë në një lidhje. Përkundrazi, në shumë momente do të përjetojnë kënaqësi të mëdha. Mirë është që të mos bëni asnjëherë asgjë pa folur me atë që keni në krah. Beqarët do ta kenë mendjen gjetiu dhe nuk do të mendojnë për dashurinë. Në planin financiar nuk do të keni vështirësi të mëdha nëse tregoheni të kujdesshëm.

Ujori

Të dashuruarit do të kalojnë momente të kënaqshme me partnerin e tyre dhe do të duan të mos ndahen asnjë çast prej tyre. Beqarët do të kenë disa takime interesante dhe ka shumë gjasa të fillojnë një lidhje emocionuese. Në planin financiar duhet të tregoheni më të matur se kurrë dhe gjendja do të mbetet e qëndrueshme. Disa familjarë do t’ju ndihmojnë në çdo çast.

Peshqit

Ditë pasionante kjo e sotmja për të gjithë ata që janë në një lidhje. Çdo çast do të jetë fantastik dhe herë pas here do t’ju duket vetja sikur jeni mbi re. Beqarët do të jenë të vendosur ta bëjnë për vete atë që pëlqejnë dhe do t’ia arrijnë qëllimit. Në planin financiar do të keni tronditje të vogla, por që do t’i kaloni shpejt falë maturisë dhe përkujdesit që do të tregoni.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!