Vlorë- Policia ka shpallur në kërkim edhe Bujar Muçën, vëllain e Luan Muçës, lidhur me ngjarjen e ndodhur në Vlorë, ku dyshohet se pati shkëmbim me armë zjarri.
Luan Muça është ndaluar nga policia pasi automjeti tip “Range Rover” me të cilin udhëtonte u përfshi në një aksident.
Ndërkohë, policia dyshon se gjatë shkëmbimit të zjarrit mund të ketë mbetur i plagosur një person. Megjithatë, deri në këto momente, nuk rezulton që ndonjë person të ketë marrë ndihmë mjekësore në spital për plagë të shkaktuara nga arma e zjarrit.
Grupi hetimor po vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, ndërsa po punohet për lokalizimin dhe kapjen e personit të shpallur në kërkim.

