Vorë – Një shpërthim me lëndë plasëse është regjistruar në orët e para të mëngjesit në Vorë.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 03:15, në rrugën “Fusha e Sportit”, ku në derën e banesës së shtetasit Fatmir Shehu ka shpërthyer një sasi e vogël lënde plasëse.
Sipas informacioneve vendosja e lëndës plasëse nuk ka të bëjë me Fatmir Shehun por me nipin e tij Franc Xhelo i cili ka arrdhur në Shqipëri disa ditë më parë. Dyshohet se është përfshirë në një konflikt me disa persona në zonë për shkak të një borxhi.
Si pasojë e shpërthimit janë shkaktuar dëme të lehta materiale, ndërsa nuk raportohet për persona të lënduar.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave, si dhe për identifikimin dhe kapjen e autorit ose autorëve të ngjarjes.

