Sondazh

Grushtat në protestë, a shënojnë fundin e saj?

Loading ... Loading ...
 

Kosovë/ PDK bllokon sërish hyrjen e Qeverisë, kërkon konstituimin e Kuvendit

schedule09:10 - 4 Shtator, 2026

schedule 09:10 - 4 Shtator, 2026

Deputetët e Partisë Demokratike të Kosovës, së bashku me aktivistët e partisë, do të vazhdojnë edhe sot aksionin e tyre duke bllokuar hyrjen e ndërtesës së Qeverisë së Kosovës.

Sipas njoftimit të PDK-së, aksioni do të nisë në orën 07:30 të mëngjesit, me qëllim që të ushtrohet presion për zhbllokimin e procesit të konstituimit të Kuvendit.

PDK kërkon që kryeministri në detyrë, Albin Kurti, të rikthehet në Kuvendin e Kosovës dhe të thërrasë seancën për konstituimin e legjislaturës së re.

Partia opozitare e konsideron të domosdoshëm përfundimin e procesit të konstituimit të Kuvendit, në mënyrë që institucionet e Kosovës të mund të funksionalizohen dhe vendi të dalë nga ngërçi politik.

Aksioni i PDK-së vjen në kuadër të përpjekjeve të saj për të shtuar presionin politik ndaj Kurtit dhe për të kërkuar zgjidhje institucionale për situatën aktuale.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!