Sondazh

Grushtat në protestë, a shënojnë fundin e saj?

Loading ... Loading ...
 

“Gjermania po kthehet në superfuqi ushtarake”, Shala: Rusia po zhvillon luftë hibride ndaj Gjermanisë, synimi është politik

schedule21:31 - 3 Shtator, 2026

schedule 21:31 - 3 Shtator, 2026

Eksperti Xhavit Shala ka komentuar zhvillimet e fundit mes Gjermanisë, Ukrainës dhe Rusisë, duke u ndalur te bashkëpunimi ushtarak dhe kërcënimet që, sipas tij, vijnë nga Moska.

Sipas ekspertit, Gjermania po e realizon objektivin e shpallur për t’u shndërruar në fuqinë më të madhe ushtarake.

Ai tha se, për shkak edhe të politikave të ndjekura nga Gjermania, vendi është kthyer në një shesh të luftës hibride. Si dëshmi për këtë, Shala përmendi edhe mbylljen e konsullatës në Bon.

Sipas Shalës, synimi i kësaj lufte hibride është politik dhe lidhet drejtpërdrejt me mbështetjen që Gjermania i jep Ukrainës.

“Ukraina dhe Gjermania kanë nënshkruar marrëveshje për sistemin e dronëve. Gjermania ka vënë në provë një raketë me rreze 500 km, me mbështetje edhe të Izraelit dhe duket që atë që thanë gjermanët, për të qenë fuqia më e madhe ushtarake, po e arrijnë.

Për shkak edhe të politikave, është kthyer në shesh të luftës hibride. Për këtë ka dhe prova, është mbyllur konsullata në Bon. Gjermanët i kanë mbajtur në vëzhgim dhe do marrin procedurat, ose duke i shpallur non grata. Rusia vazhdon luftën hibride ndaj Gjermanisë.

Synimi është t’u jepet një mesazh: ju ndihmoni Ukrainën. Synimi është politik, gjermanët e kanë shumë të qartë që edhe prapa këtyre qëndron Rusia.”

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!