Sondazh

Grushtat në protestë, a shënojnë fundin e saj?

Loading ... Loading ...
 

Kina kërkon heqjen e sanksioneve amerikane ndaj kompanive të saj

schedule20:12 - 3 Shtator, 2026

schedule 20:12 - 3 Shtator, 2026

Pekini i ka kërkuar të enjten Shteteve të Bashkuara të heqin sanksionet e vendosura ndaj kompanive dhe shtetasve kinezë për lidhje të dyshuara me Iranin.

Zëdhënësi i Ministrisë së Tregtisë së Kinës, Huang Ling, deklaroi se Pekini kundërshton në mënyrë të vendosur sanksionet e njëanshme që, sipas tij, nuk kanë bazë në të drejtën ndërkombëtare apo autorizim nga Këshilli i Sigurimit i OKB-së.

Sipas zëdhënësit, masat amerikane ndërhyjnë në marrëdhëniet normale tregtare dhe ekonomike dhe cenojnë sigurinë globale të energjisë dhe qëndrueshmërinë e furnizimit.

Pekini i bëri thirrje Uashingtonit të “korrigjojë menjëherë praktikat e tij të gabuara” dhe të heqë sanksionet ndaj kompanive dhe qytetarëve kinezë, duke paralajmëruar se do të mbrojë të drejtat dhe interesat e tyre legjitime.

Në korrik, SHBA njoftoi sanksione ndaj gjashtë individëve dhe subjekteve në katër vende, përfshirë Kinën, për rolin e tyre të dyshuar në mbështetjen e Korpusit të Gardës Revolucionare Islamike të Iranit (IRGC) dhe rrjetit të tij kryesor të transportit, Mahan Air.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!