VLORË- Në Policinë e Vlorë, biznesmeni Vasil Bedinaj ka deklaruar se është kërcënuar nga dy persona, të cilët u lënduan në aksident, në përpjekje për t’u larguar.
Sipas grupit hetimor, ai ka deklaruar se kanë mbërritur disa makina, të cilat kanë rrethuar hotelin, ndërsa dy shtetasit e kanë kërcënuar, duke i kërkuar një shumë prej 5 milionë eurosh ose largimin brenda 48 orëve nga Shqipëria.
Aty ka nisur edhe konflikti, ndërsa policia ka ndjekur makinën e tyre, e cila është aksidentuar pranë Urës së Peshkëpisë, në rrugën e Lumit të Vlorës. Policia dhe grupi hetimor po punojnë për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes./abcnews.al

