Protesta të mëdha dhe vazhdimin e aktiviteteve kundërshtuese në rast se ish-krerët e UÇK-së që po gjykohen në Hagë shpallen fajtorë. Organizata e Veteranëve të Luftës ka paralajmëruar qëndrimin e fortë më pak se dy javë nga dhënia e vendimit përfundimtar.
Nënkryetari i veteranëve, Gazmend Syla tha se organizata pret kthimin e ish-krerëve të UÇK-së të pafajshëm në Kosovë, por, nuk do të rrijë duarkryq në rast se merret vendim dënues.
“Sido që të jetë ne nuk do të ndalemi asnjëherë duke protestuar e avokuar për të drejtat tona, që ne e kemi fituar në vitin 99, është e pakontestueshme, prandaj aktiviteti jonë nuk do ndalet asnjëherë, dëmi veçse është shkaktuar”, tha Syla
Syla shprehet i bindur se, nëse vendimi bazohet në prova, ish-krerët e UÇK-së do të shpallen të pafajshëm. Megjithatë, ai nuk përjashton mundësinë e ndikimit politik në vendimmarrje.
“Në qoftë se mund të ketë ndikim politik, mund të ketë ndonjë vendim negativ dhe nuk është vetëm për ish krerët e UÇK-së, por për krejt sakrificën e popullit tone.” u shpreh ai
Ai kritikon institucionet e Kosovës dhe qeverinë Kurti për mungesë të veprimeve në mbrojtjen e të drejtave të ish-krerëve të UÇK-së.
“Kemi mbetur në një vesh të shurdhër. Shteti nuk bëri asnjë gjë, atëherë barra më e madhe na ra neve si organizatë e veteranëve të luftës.” shtoi Syla.
OVL UÇK gjatë vitit ka mbajtur protesta në Kosovë, Shqipëri, Maqedoni të Veriut, në Hagë dhe Strasburg, duke i bërë thirrje Gjykatës Speciale në Hagë për drejtësi.
Më 12 shtator do të mbahet edhe një protestë e fundit në Prishtinë, ndërsa një natë përpara dates së vendimit qytetarë të shumtë do të mblidhen në Hagë në afërsi të gjykatës për të pritur verdiktin e 16 shtatorit.
Ndërsa Vuçiç, që e ka prekur disa herë në daljet e tij të fundit vendimin e Gjykatës Speciale, deklaroi se një qëndrim do ta mbaj pas 16 shtatorit në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së.
Nënkryetari i veteranëve, Gazmend Syla tha se organizata pret kthimin e ish-krerëve të UÇK-së të pafajshëm në Kosovë, por, nuk do të rrijë duarkryq në rast se merret vendim dënues.
“Sido që të jetë ne nuk do të ndalemi asnjëherë duke protestuar e avokuar për të drejtat tona, që ne e kemi fituar në vitin 99, është e pakontestueshme, prandaj aktiviteti jonë nuk do ndalet asnjëherë, dëmi veçse është shkaktuar.” tha ai
Syla shprehet i bindur se, nëse vendimi bazohet në prova, ish-krerët e UÇK-së do të shpallen të pafajshëm. Megjithatë, ai nuk përjashton mundësinë e ndikimit politik në vendimmarrje.
“Në qoftë se mund të ketë ndikim politik, mund të ketë ndonjë vendim negativ dhe nuk është vetëm për ish krerët e UÇK-së, por për krejt sakrificën e popullit tone.” vijoi me tej Syla.
Ai kritikon institucionet e Kosovës dhe qeverinë Kurti për mungesë të veprimeve në mbrojtjen e të drejtave të ish-krerëve të UÇK-së.
“Kemi mbetur në një vesh të shurdhër. Shteti nuk bëri asnjë gjë, atëherë barra më e madhe na ra neve si organizatë e veteranëve të luftës.” theksoi ai
OVL UÇK gjatë vitit ka mbajtur protesta në Kosovë, Shqipëri, Maqedoni të Veriut, në Hagë dhe Strasburg, duke i bërë thirrje Gjykatës Speciale në Hagë për drejtësi.
Më 12 shtator do të mbahet edhe një protestë e fundit në Prishtinë, ndërsa një natë përpara dates së vendimit qytetarë të shumtë do të mblidhen në Hagë në afërsi të gjykatës për të pritur verdiktin e 16 shtatorit.
Ndërsa Vuçiç, që e ka prekur disa herë në daljet e tij të fundit vendimin e Gjykatës Speciale, deklaroi se një qëndrim do ta mbaj pas 16 shtatorit në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së./abcnews.al

