Los Angeles Clippers janë gjobitur nga NBA me 30 milionë dollarë shkelje të rregullave të pagave, me qëllim transferimin e miliona dollarëve te ylli i skuadrës, Kaëhi Leonard.
Kjo gjobë, më e madhja në historinë e ligës amerikane të basketbollit, vjen pasi u zbulua se Leonard ushtroi presion mbi Clippers për të “siguruar mundësi fitimi jashtë fushës dhe për t’i realizuar me sukses ato”.
Hetimi nisi në shtator të vitit 2025, kur gazetari Pablo Torre raportoi se një kontratë reklamimi prej 28 milionë dollarësh mund të kishte shkelur rregullat e ligës.
Clippers gjithashtu do të humbasin për pesë vite zgjedhjet e para në “Darft”.
Dënime edhe për drejtuesit e skuadrës kaliforniane, mes tyre pronari Steve Ballmer, që është pezulluar nga të gjitha aktivitetet e ligës dhe të ekipit për 12 muaj për shkak të rolit të tij në çështjet që lidhen me kontratat e sponsorizimit të Leonard.
Vetë basketbollisti, dy herë kampion i NBA është gjobitur me 700,000 dollarë gjobë, por nuk është pezulluar, megjithëse pak javë më parë liga bllokoi transferimin e tij te Toronto Raptors.
Pas vendimit, Leonard deklaroi se “pranon përgjegjësinë e plotë” për veprimet e tij dhe se “ndjen keqardhje për gjithça”.
Basketbollisti 35 vjeçar, i cili është shpallur dy herë MVP i finaleve të NBA, iu bashkua Clippers në vitin 2019, ndërsa tani është në fundin e karrierës së tij./abcnews.al

