Sondazh

Grushtat në protestë, a shënojnë fundin e saj?

Loading ... Loading ...
 

Rama mbledh Grupin Parlamentar: Çfarë kemi bërë në këtë fazë përgatitore të sezonit të ri politik ka ngjallur interes

schedule10:08 - 3 Shtator, 2026

schedule 10:08 - 3 Shtator, 2026

TIRANË- Kryeministri Edi Rama, në mbledhjen e Grupit Parlamentar të PS, foli për fazën përgatitore të Partisë Socialiste për sezonin e ri politik, duke u ndalur te nevoja për të rikthyer besimin dhe për të ngushtuar hendekun mes institucioneve dhe qytetarëve.

Rama iu referua edhe nismave “Besa”, “Prania Besnike” dhe “Pasqyrë Albania”, duke theksuar se ato duhet të shoqërohen me ndryshime konkrete në mënyrën se si funksionon shteti dhe marrëdhënia e tij me qytetarët.

“ Çfarë kemi bërë në këtë fazë përgatitore të zezonit të ri politik ka ngjallur interes dhe kundërshtitë apo etiketimet janë një nga shenjat e interesit, por shqiptarët nuk kanë nevojë për një aplikacion tjetër që i i shtohet xhunglës digjitale, PS nuk i duhet një kalendar që prodhon takime me vetveten, hendeku i hapur mes nesh dhe njerëz  të shqip risë së rilindur nuk mbushet me një fjalë sado të madhe si “”Besa”.

Hendeku real për të cilin kemi folur mjaftueshëm dhe tani është koha të fillojmë të gjithë së bashku që ta mbushim mes nesh dhe njerëzve, nuk mbushet thjesht dhe vetëm me një fushatë komunikimi, “Besa”, “Prania Besnike”, “Pasqyrë Albania” dhe shkalla e meritës për të cilën do flasim pak më gjatë sot.

Një reformë që ri koncepton katër pika kyçë, si e sheh shteti problemin, si e dëgjon shumica qeverisëse njeriun , si mbahet fjala e dhënë me ligj dhe me zakon pastaj dhe si hapet dere shërbimit publik për meritën.”, tha ai./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!