Sondazh

Grushtat në protestë, a shënojnë fundin e saj?

Loading ... Loading ...
 

VIDEO/ SHBA, të shtëna me armë në Minneapolis, dy të vrarë dhe disa të plagosur

schedule07:46 - 3 Shtator, 2026

schedule 07:46 - 3 Shtator, 2026

Të paktën dy persona kanë humbur jetën dhe disa të tjerë janë plagosur pas të shtënave me armë zjarri në një pallat në qendër të Minneapolis, në shtetin amerikan të Minesotës.

Sipas autoriteteve, edhe personi i dyshuar si autor i sulmit ka vdekur.

Mes të plagosurve janë edhe tre efektivë policie. Në total, shtatë persona janë transportuar në një spital pranë vendit të ngjarjes, ndërsa tre prej tyre i janë nënshtruar ndërhyrjeve kirurgjikale për plagët e marra nga armët e zjarrit.

 

Ngjarja ndodhi në një ndërtesë në qendër të Minneapolis.


Deri tani, autoritetet nuk kanë bërë publike identitetet e viktimave, ndërsa hetimet vijojnë për të zbardhur rrethanat dhe motivin e sulmit.

Forcat e policisë kanë rrethuar zonën e ngjarjes, ndërsa pritet që autoritetet të japin më shumë informacion në lidhje me dinamikën e të shtënave.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!