Sondazh

Grushtat në protestë, a shënojnë fundin e saj?

Loading ... Loading ...
 

Dy aksidente në pak orë, dy viktima/ Shkodër, makina godet motorin në Golem, vdes 17-vjeçari

schedule23:35 - 2 Shtator, 2026

schedule 23:35 - 2 Shtator, 2026

Dy aksidente me pasoja të rënda janë regjistruar brenda së njëjtës ditë në dy akse rrugore.

Aksidenti i parë ndodhi mesditën e së mërkurës në fshatin Golem të Shkodrës.

Një 17-vjeçar humbi jetën, ndërsa 28-vjeçari Elvis Ndrejaj mbeti i plagosur dhe ndodhet në spitalin rajonal, nën kujdesin e mjekëve.

Dy të rinjtë po udhëtonin me një motomjet, i cili u përplas me një automjet që drejtohej nga një 50-vjeçar. Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në polici.

Shkaqet e përplasjes nuk janë ende të qarta.

Një tjetër aksident me pasojë vdekjen u regjistrua në aksin Fushë-Krujë–Vorë, mbi urën e Gjolës.

Viktimë mbeti gazetari 26-vjeçar Xhesjon Zogu, i cili po udhëtonte me një automjet tip “Land Rover”. Ai mbërriti në spital pa shenja jete, si pasojë e plagëve të marra.

I plagosur mbeti edhe Behar Ruçi, i cili ndodhet në gjendje të rëndë, por me parametra jetësorë stabël.

Paraprakisht, dyshohet se përplasja mes “Land Rover”-it dhe një automjeti tip “Benz” ka ardhur si pasojë e një parakalimi të gabuar.

Policia dhe grupet hetimore po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të të dyja aksidenteve.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!