Sondazh

Vendimi i Hagës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

BE dhe Gjermania drejtojnë gishtin drejt Rusisë/ Sotiri: Rusia përmes akteve të sabotazhit, kërcënon territorin euroatlantik

schedule21:24 - 2 Shtator, 2026

schedule 21:24 - 2 Shtator, 2026

Qeveria gjermane akuzoi të martën zyrtarisht Rusinë për sulmin me dron me eksploziv në aeroportin e Leipzig. Autoritetet gjermane kanë identifikuar të dyshuarit e këtij sulmi që janë një burrë i lindur në Rusi me pasaportë letoneze dhe një burrë nga Bjellorusia i cili ka edhe nënshtetësinë ruse, të dy me precedentë të mëparshëm penalë dhe të njohur nga autoritetet.

Edhe NATO dënoi sulmin rus ndaj aeroportit gjerman, duke deklaruar se Aleanca qëndron përkrah Gjermanisë dhe është e gatshme t’i kundërpërgjigjet çdo kërcënimi.

Analisti Juxhina Sotiri ka komentuar zhvillimet e fundit lidhur me kërcënimet ruse ndaj hapësirës euroatlantike.



Sipas Sotirit, NATO ka mbajtur një qëndrim neutral ndaj reagimeve të fundit, pavarësisht nëse bëhet fjalë për kërcënime hibride apo të drejtpërdrejta.

Ajo e cilësoi si shqetësuese pikën e kthesës në raportet me Rusinë, veçanërisht sa i përket rolit që do të mbajnë NATO dhe BE-ja përballë Moskës.

“NATO ka mbajtur një qëndrim neutral ndaj këtyre reagimeve, pavarësisht nëse bëhet fjalë për kërcënime hibride apo të drejtpërdrejta. Edhe vendimi apo vlerësimi, i cili ka ardhur disa muaj pas incidentit, tregon se Rusia jo vetëm përmes flotës në hije, por edhe përmes akteve të sabotazhit, kërcënon territorin euroatlantik.

Ajo që është shqetësuese në këtë pikë kthese është roli që NATO dhe BE-ja do të mbajnë karshi Rusisë. Edhe me G20-n, Rusisë i është hapur një lloj korridori emergjent nga ana e SHBA-së. Kjo është një paradoks apo një kontradiktë përballë një BE-je që përpiqet të vendosë dhe të forcojë sanksionet ndaj Rusisë.”

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!