Ndotja në deltën e Semanit e ka shndërruar zonën në një bombë ekologjike.
Mbetjet e depozituara në dekada, kryesisht plastikë, kanë krijuar shtresëzime në tokën ranore të deltës së lumit.
Agjencia Rajonale e Mjedisit dhe Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit thonë se duke qenë se mbetjet nuk janë të kohëve të fundit, por të depozituara gjatë disa dekadave nuk mund të vendosin gjoba, por në rastet e ndotjes flagrante masat do të shtrihen deri te bashkitë si përgjegjëse për situatën.
Ndërkohë, në bashkinë e Fierit ne territorin e së cilës ndodhet grykëderdhja e Semanit, po punohet për një projekt pastrimi që parashikon gërmimin dhe largimin e mbetjeve prej tokës përreth.
Sipërfaqja e ndotur llogaritet në dhjetëra ha duke përfshirë pjesën në breg të detit dhe zonën ligatinore ku kanë depërtuar tonelata me plastikë.
Lumi Seman përshkon territorin e tre bashkive në Fier ku gjatë 30 viteve të fundit subjekte private dhe qytetarë kanë hedhur mijëra ton mbetje. Përmes rrjedhës së lumit ato përfundojnë dhe shpërndahen në bregdetin e Semanit

