IKMT aksion për pastrimin e inerteve përgjatë bregdetit të Orikumit

schedule12:38 - 3 Qershor, 2020

schedule 12:38 - 3 Qershor, 2020

Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit ka nisur pastrimin e inerteve përgjatë bregdetit të Orikumit. Aksioni është ndërmarrë pas prishjespak kohë më parë të një numri objektesh po nga ana e IKMT.

Në zonën ku aktualisht IKMT po ndërhyn, kalon projekti i shëtitores buzë detit, që nis nga Vlora.

Pavarësisht këtij aksioni në Orikum IKMT nuk ka ndërprerë, por ka intensifikuar kontrollet dhe ndërhyrjet përgjatë gjithë bregdetit shqiptar. Ndërkohë prej pak javësh ka vazhduar ndërhyrjet edhe përgjatë lumenjve në mbrojtje të territorit dhe mjedisit./abcnews.al