TIRANË- Këtë të mërkurë, në mbledhjen e qeverisë të zhvilluar me dyer të mbyllura, ministrja e Shëndetësisë, Evis Sala, ka dhënë dorëheqjen nga detyra.
Ajo mori drejtimin e shëndetësisë në shtator të vitit 2025, kur u përfshi në kabinetin e mandatit të katërt të kryeministrit Edi Rama.
Sipas burimeve, vetë Sala është shprehur se ka zgjedhur të largohet nga detyra e ministres për t’iu përkushtuar projekteve të saj akademike.
Me profesion Sala është mjeke radiologe. Ajo ka punuar më parë në Universitetin e Kembrixhit, Memorial Sloan Kettering Cancer Center në Nju Jork dhe Policlinico Gemelli në Romë.
/abcnews.al

