Sondazh

Grushtat në protestë, a shënojnë fundin e saj?

Loading ... Loading ...
 

Kryeministri Rama mbledh sot drejtuesit politikë dhe ministrat

schedule10:55 - 2 Shtator, 2026

schedule 10:55 - 2 Shtator, 2026

TIRANË- Kryeministri i vendit  dhe njëherësh kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama pritet të mbledhë sot ministrat dhe drejtuesit politikë. Takimi pritet të nisë në mesditë, rreth orës 13:00, në “Vilën e Kuqe” në kryeqytet.

Ky takim vjen pas takimit të një jave më parë në të cilin u diskutua në lidhje me sezonin e ri politik, duke përfshirë  kalendarizimin e “Pranisë Besnike” në çdo territor, si dhe hartimin e ndryshimeve ligjore për “PasqyrAlbania”.

Më herët, kryeministri ka patur takime edhe në Pogradec.

Drejtuesit politikë janë porositur nga kryeministri të zbresin në terren dhe të intensifikojnë komunikimin me qytetarët në zonat elektorale që përfaqësojnë. Ata do të kenë gjithashtu përgjegjësinë për të drejtuar procesin e zbatimit të projekteve të reja të PS-së.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!