Sondazh

Grushtat në protestë, a shënojnë fundin e saj?

Loading ... Loading ...
 

“Kosovës i mungon një politikan si Thaçi”/ Seanca në Hagë, Arifaj: Presim një vendim të drejtë!

schedule17:35 - 31 Gusht, 2026

schedule 17:35 - 31 Gusht, 2026

Ardian Arifaj, ish-këshilltar i Hashim Thaçit, ka komentuar zhvillimet rreth procesit gjyqësor në Hagë dhe pritshmëritë për vendimin ndaj ish-krerëve të UÇK-së.

Arifaj ka theksuar se pritshmëria është që procesi të zhvillohet në përputhje me ligjet dhe faktet, por ka shprehur edhe shqetësimin se politika mund të ndikojë në vendimmarrje.

Sipas tij, pas gjashtë vitesh proces gjyqësor, ka arsye për të pritur një vendim të drejtë. Arifaj ka deklaruar se, bazuar edhe në vlerësimet e juristëve, nuk sheh prova që do të çonin në shpalljen e UÇK-së si organizatë kriminale apo në shpalljen fajtorë të të akuzuarve.

Ai ka përmendur edhe propozimet për rikthimin e Thaçit në postin e presidentit, duke theksuar se një vendim i tillë mbetet në dorën e tij.

“Pritshmëritë janë që çdo gjë do të jetë në kuadër të ligjeve të Kosovës, por përvoja gjashtëvjeçare me këtë gjykatë lë mjaft hapësirë për të dyshuar se motivet janë politike dhe se politika do të ndikojë në vendimin përfundimtar.

Nisur nga vlerësimet që kanë dhënë juristët, nuk ka asnjë fakt që të çojë në përfundimin se UÇK-ja do të shpallet organizatë kriminale dhe se të akuzuarit do të shpallen fajtorë. Duhet të presim datën 16, por kemi arsye të shumta për të qenë optimistë dhe për të pritur një vendim të drejtë.

Me kthimin e Thaçit, pas gjashtë vitesh larg familjes, ai ka kaluar momente të vështira. Nënën e ka ende gjallë, por gjëja e parë që do të bëjë është të çmalle me gruan dhe familjen, dhe më pas të mendojë për rolin e tij në Kosovë.

Kjo hap një temë të rëndësishme. Ka pasur disa propozime që Thaçi duhet të kthehet në postin e presidentit, por kjo është në dorën e tij për t’u vendosur. Kosovës po i mungon një politikan i kalibrit të zotit Thaçi.”

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!