Sondazh

Grushtat në protestë, a shënojnë fundin e saj?

Loading ... Loading ...
 

Gjokoviç kapitullon në “US Open”/ Rekordmeni i titujve Grand Slem eliminohen që në fillim

schedule12:37 - 31 Gusht, 2026

schedule 12:37 - 31 Gusht, 2026

Duket si moment lamtumire. Novak Gjokoviç është një nga ata të përjetshëm të sportit që, ashtu si një Mesi, Ronaldo apo Lebron, nuk e ka menduar fjalën “tërheqje”, veçse vjen një moment që koha të ndalon për të të thënë diçka.

Për rekordmenin e titujve Grand Slem në histori ky çast duket se erdhi pikërisht pas humbjes thuajse të paprecendentë në raundin e parë në US Open. Argjentinasi Mariano Navone e mundi në pesë sete, pas më shumë se 4 orësh e gjysmë lojë, duke arritur një nga sukseset më të mëdha të jetës së tij profesionale.

Jo më kot ka 14 vjet më pa se Nole, 25 ndaj 39. Kjo ishte humbja e parë e Gjokoviçit në turin e parë të një Grand Slemi që nga viti 2006, pra pas plot 20 viteve. Tenisti nga Beogradi, ndoshta më i miri për të gjitha kohët, dhe rekordmen i javëve në krye të renditjes botërore, luftoi fort, por pati probleme fizike.

Rezultati i seteve ishte 7-6, 5-7, 4-6, 6-2 e 6-1, dhe ai largohet nga Grand Slemi ku ka luajtur më shumë finale se kushdo tjetër. Në dy segmented e fundit, kampioni serb nuk ishte vetvetja, dhe siç e tha pas ndeshjes, ka pasur probleme të mëdha, që nga dhimbjet në trup, deri tek të vjellat.

A thua është fundi i një epoke? Shenjat janë të gjitha që tashmë Era e treshjes magjike, Federer-Nadal-Gjokoviç, ka marrë fund, dhe në skenë janë vetëm Siner e Alkaraz./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!