U përpoq shumë edhe pse në fund nuk ia doli. Arbër Hoxha ishte ndër heronjtë për Dinamon e Zagrebit në duelin që përfundoi me humbje në Champions në Norvegji, veçse eliminimi nuk ishte e keqja e vetme që I ndodhi.
Siç njoftojnë mediat kroate, që i referohen vetë klubit të Vikingut, ylli kuqezi dyshohet për sjellje raciste, dhe UEFA paska nisur një hetim për të.
Viking ka denoncuar në UEFA sjelljen e Hoxhës ndaj njërit prej lojtarëve të ekipit norvegjez, Tobias Moi, ndonëse nuk emri I tij për momentin nuk del publikisht, dhe as nuk thuhet se çfarë fjalësh ka përdorur.
Gjithsesi, bindja është e plotë se hetimi nga UEFA ka nisur dhe se Hoxhën e pret një ndëshkim nëse vërtetohet se ka përdorur shprehje raciste ndaj kundërshtarit.
Kjo mund të sjellë pezullim për disa ndeshje në Ligën e Europës, ndeshjet e së cilës nisin në 16 shtator, dhe bëhet fjalë për një dëm të madh jo vetëm për shqiptarin, por edhe për kampionen e Kroacisë.
Hoxha ka qenë ndër lojtarët më të mirë të ekipit që nga sezoni I kaluar, duke shënuar gola të shkëlqyer, e shërbyer asistë, e duke u cilësuar si një nga lojtarët e krahut më të mirë të ligës kroate./abcnews.al

