Sondazh

Grushtat në protestë, a shënojnë fundin e saj?

Loading ... Loading ...
 

Vodhi makinën dhe goditi policin gjatë arratisjes, arrestohet 35-vjeçari italian

schedule09:44 - 30 Gusht, 2026

schedule 09:44 - 30 Gusht, 2026

TIRANË- Një 35-vjeçar italian është arrestuar në flagrancë pasi akuzohet se vodhi një automjet “Audi Q5” në kryeqytet.

Ngjarja ndodhi mbrëmjen e 29 gushtit, rreth orës 19:00, në rrugën dytësore Durrës-Tiranë, pranë një subjekti.

Gjatë ndjekjes, ai përplasi disa automjete dhe më pas goditi me “Audi Q5” një punonjës policie, i cili pësoi dëmtime të lehta në krah.

Automjeti i vjedhur u sekuestrua, ndërsa 35-vjeçari Angelo Esposito rezultoi se e drejtonte pa leje drejtimi./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!