Sondazh

Grushtat në protestë, a shënojnë fundin e saj?

Loading ... Loading ...
 

Superliga, plas në Elbasan/ Presidenti i Vllaznisë dyshohet se ka goditur një arbitër

schedule23:23 - 29 Gusht, 2026

schedule 23:23 - 29 Gusht, 2026

Tensionet kanë përfshirë ambientet e “Elbasan Arena” pas përfundimit të ndeshjes mes Elbasanit dhe Vllaznisë, e cila u mbyll në barazim 1-1.

Sipas zyrtarit të ndeshjes, Klajdi Kola, presidenti i Vllaznisë, Alban Xhaferri, është futur në zonën e dhomave të zhveshjes menjëherë pas përfundimit të takimit dhe dyshohet se ka goditur me grusht arbitrin e katërt, Egli Spahiu.

Ngjarja raportohet të ketë ndodhur në një moment tensioni pas sfidës, ndërsa rrethanat e plota të përplasjes pritet të pasqyrohen në raportet zyrtare të ndeshjes.

Incidenti ka shkaktuar kaos në ambientet e stadiumit, duke e mbyllur në mënyrë të tensionuar një takim që në fushë përfundoi 1-1.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!