Sezoni i ri politik që nis në shtator pritet të përqendrohet te zbatimi i nismës “BESA”, sipas analistit Arben Meçe në një intervistë për “News Line” në ABC News.
Ai theksoi se kryeministri Edi Rama e ka marrë me seriozitet problematikën e shfaqur nga çështja e “flamingove” dhe ka gjetur formulën politike për zgjidhjen e saj.
Meçe përjashtoi mundësinë e ndryshimeve në kabinetin qeveritar, duke i cilësuar zhvillimet e reja si projekte shtetformuese që kërkojnë vullnet të fortë për t’u implementuar.
“Duke qartë direktive e ngjarjeve të reja për shtatorin është e dukshme, përqendrimi do të jetë te “BESA”. Janë të pritshme të gjitha aktivitetet derisa trupa e PS të jetë e integruar brenda projektit dhe të garantojë “BESA”. Nuk mendoj se ka ndonjë zhvillim tjetër. Unë nuk shikoj ndonjë arsye politike, që të ketë lëvizje në qeveri.
Jemi vetëm në kushtet që po fillojmë një sezon të ri politik. Flamingot ekspozuan në themel probleme serioze të qeverisë. Rama e ka marrë me seriozitet problematikën dhe ka gjetur formulën politike të zgjidhjes. Ky projekt nuk ka për të ngelur në mes nga Rama. Ajo që është kryesorja është vullneti. Kjo lëvizje do vullnetin për t’u implementuar. Është një projekt i cili ose të nxjerr faqebardhë, ose të shyt. Janë projekte shtet formimi”, tha Meçe.
Analisti nënvizoi se skepticizmi lidhet me ekzekutimin e programit dhe jo me vetë përmbajtjen e tij, ndërsa kërkohet “dorë e fortë” nga Rama për të përballuar sfidat. Ndërkohë, sa i përket opozitës, ai parashikon se në shtator Berisha do të kërkojë të marrë drejtimin e protestave, megjithëse sipas tij ato e kanë humbur moralin që në fillim.
“Flamingot kanë mbaruar, por mesazhi i flamengove është aktual. Deri më sot jemi në një rrugë të duhur. Skepticizmi nuk lidhet me programin, por me ekzekutimin. Në programet e mira, ai që del përballë nuk është idealisti, por ai person që pushtetin e ka parë si mjet të manipulimit. Duhet dora e fortë e Ramës që të ndeshet me këtë. Konfliktet reale nuk janë këto, por në shtator, Berisha do të kërkojë që të marrë drejtimin e protestës. Ky konflikt u vu re që dje. Për mua protesta nuk është më objekt debati apo diskutimi, e humbi moral që në fillim”, shtoi analisti./abcnews.al

