Arsenali ka vuajtur përballë Leeds United, por në fund ia doli që të fitojë me rezultatin e ngushtë 1-0 dhe të kualifikohet në raundin e katërt të FA Cup.
“Topçinjtë” e Londrës bënë një ndeshje për t’u harruar, por një gol i talentit Reiss Nelson në pjesën e dytë, mjaftoi që të besuarit e Mikel Artetës të fitonin. Strategu spanjoll merr kështu fitoren e dytë radhazi pas atij triumfi shumë të rëndësishëm përballë Manchester United në Premier League.
Në raundin e katërt të Kupës më të vjetër në botë, Arsenali do të përballet në transfertë kundër Bournemouth, ndërsa Leeds United eliminohet me kokën lart./abcnews.al
FA Cup, raundi 3
Arsenal – Leeds United 1-0
Nelson 55′
Reiss Nelson scores his second senior goal for Arsenal ?#ARSLEE #FACup pic.twitter.com/S9nJq81JmV
— Goal (@goal) January 6, 2020