Ka thënë se nuk do të luftojë për rekordin e etapave, por po bën pikërisht këtë.
Tadej Pogaçar fitoi për të tretën herë këtë edicion të Vueltës së Spanjës, duke treguar sërish epërsinë ndaj rivalëve, edhe pse në finish e pati të vështirë.
Fituesi I Turit të Francës, dhe barazues I rekordit historik në këtë klasike, siguroi triumfin në etapën e gjashtë në tokën iberike, në një itinerar gjysmë malor në Pirenej.
Ishin rreth 177 km nga Alkosebre në Kastejon dhe Pogaçar priti maloren e fundit për të nisur sulmin.
Askush nuk e përballoi vrullin e tij, por gjithsesi çiklisti vendas, Enrik Mas, reagoi dhe e mbërriti gjatë ngjitjes.
Etapa u mbyll me një duel rrotë më rrotë në cak, të cilin në fund e fitoi numri 1 I botës, por kuptohet me të njëjtën kohë me spanjollin.
Të tjerët mbërritën me 46 sekonda vonesë.
Pogaçar kryeson Vueltën me 3’34” epërsi ndaj Masit, ndërsa I treti ka zbritur slloveni tjetër, veterani 36-vjeçar Primozh Rogliç.
Pogi ka 130 fitore në karrierë, ndërsa në Rrethin e Spanjës ka 3 suksese në vetëm 5 etapa, sepse njëra u anulua.
Fanela e Kuqe duket e sigurt për kampionin e Turit, nërsa gara spanjolle vazhdon dy etapa malore në Pirenej këta tri ditë.
Përfundimi në 13 shtator në Granadë, sepse Madridi atë ditë do të jetë I pushtuar nga Formula 1.

