Në konferencën rajonale ekonomike “Ballkani i së ardhmes: Drejt një përfshirje globale” të mbajtur në Tiranë diskutimet u fokusuan në krijimin e tregut të përbashkët të shteteve të Ballkanit Perëndimor. Ky projekt do të sillte jo vetëm zhvillim ekonomik në rajon, por edhe përshpejtim të procesit të hyrjes në Bashkimin Europian për vendet kandidate.
Një treg i përbashkët ekonomik, por jo vetëm, mes vendeve të ballkanit perëndimor ishte lajtmotivi i konferencës rajonale ekonomike me temë “Ballkani is ë ardhmes”. Presidenti Ilir Meta, përpos një platforme të përbashkët që do e kthente rajonin në një entitet të vetëm për projektet madhore dhe një harmonizimi të politikave stiumuluese, theksoi nevojën për instalimin e mbështetjes dhe besueshmërisë si për investitorët e huaj ashtu edhe për ata vendas e të rinj.
Për guvernatorin e bankës së Shqipërisë Gent Sejko, politikat e vendeve të rajonit që kërkojnë thithjen e investimeve përmes manipulimit të paketës fiskale apo lehtësirave të tjera, krijon efekt të kundërt për rajonin në tërësi.
Rendimenti dhe vijshmëria e reformave strukturore janë për ministrin Ahmetaj në zemër të rritjes ekonomike në vend.
Në një pjesë të dytë të këtij takimi dedikuar bursës së qytetit të Tiranës ishte kryebashkiaku Erion Veliaj i cili theksoi se është mënyra si menaxhohet qyteti, mund të ndikojë në ekonominë e vendit.
Forumi diskutoi mbi platformën dhe idetë e përfshirjes së gjashtë vendeve të ballkanit perëndimor në axhendën globale të zhvillimit./abcnews.al