Sondazh

Grushtat në protestë, a shënojnë fundin e saj?

Loading ... Loading ...
 

Vrasja e gruas, e paralajmëruar/ Shqiptarja që u vra nga burri në Greqi, nën dhunë për shumë vite

schedule11:22 - 27 Gusht, 2026

schedule 11:22 - 27 Gusht, 2026

Një 44-vjeçare është vrarë nga bashkëshorti i saj në banesën e tyre në Rodopi të Greqisë, pas një historie të gjatë të dhunës në familje. Gruaja kishte vendosur të ndahej nga 53-vjeçari dhe kishte lënë një takim me avokaten e saj për ditën e sotme, për të nisur procedurat e divorcit.

Sipas mediave greke, 44-vjeçarja punonte sezonalisht në ishullin e Thassos dhe ishte kthyer në shtëpi për të festuar ditëlindjen e vajzës së saj 16-vjeçare.

Ngjarja e rëndë ndodhi mesditën e së mërkurës. Gjatë një konflikti, 53-vjeçari dyshohet se e goditi bashkëshorten me thikë në qafë. Në banesë ndodheshin edhe dy fëmijët e çiftit, vajza 16-vjeçare dhe djali 19-vjeçar.

Sipas ekspertizës mjeko-ligjore, gruaja ka marrë një goditje të vetme me thikë në qafë. Plaga ishte e thellë dhe kishte prekur mushkërinë e djathtë, duke shkaktuar hemorragji të rëndë. Ekspertët vlerësojnë se vdekja ka ndodhur brenda 3 deri në 5 minutave nga goditja.

Pas sulmit, djali 19-vjeçar e ka marrë nënën dhe e ka dërguar me urgjencë në spital, por mjekët nuk kanë mundur ta shpëtojnë.

Sipas avokates së viktimës, Evangelia Kola, 44-vjeçarja kishte vendosur të divorcohej pas episodeve të përsëritura të dhunës, të cilat dyshohet se lidheshin edhe me xhelozinë e bashkëshortit. Në vitin 2022, ajo e kishte denoncuar atë për dhunë në familje, kur çifti ndodhej në Kretë. 53-vjeçari ishte arrestuar në atë kohë, por më pas ishte liruar.

Mediat greke raportojnë gjithashtu se 53-vjeçari kishte marrë trajtim psikiatrik në të kaluarën dhe përdorte medikamente.

Pas vrasjes, autori i dyshuar tentoi t’i jepte fund jetës, duke u vetëplagosur me thikë dhe duke konsumuar një sasi të panjohur lëngu, që dyshohet se mund të ketë qenë pesticid ose vaj. Ai ndodhet i shtruar në spital nën masa të rrepta sigurie dhe jashtë rrezikut për jetën.

Ndaj 53-vjeçarit është ngritur një çështje penale për vrasje, dhunë në familje dhe shkelje të ligjit për armët. Hetimet vijojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të krimit.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!