Sondazh

Grushtat në protestë, a shënojnë fundin e saj?

Loading ... Loading ...
 

Alarm për bombë në disa institucione shtetërore/ Policia ndan detajet: U dërgua një e-mail…

schedule10:02 - 27 Gusht, 2026

schedule 10:02 - 27 Gusht, 2026

Mëngjesin e sotëm, disa institucione në qytete të ndryshme të vendit kanë marrë në adresat e tyre elektronike një mesazh kërcënues, ku pretendohej se në ambientet e tyre ishte vendosur një bombë.

Sipas njoftimit zyrtar të Policisë së Shtetit, emaili është dërguar nga një adresë ende e paidentifikuar dhe ka pasur përmbajtje kërcënuese e terroriste.

Menjëherë pas marrjes së njoftimit, strukturat e Policisë së Shtetit kanë nisur verifikimet në institucionet e përfshira. Nga kontrollet e kryera deri në këto momente, nuk është konstatuar prania e bombës apo e ndonjë lënde tjetër shpërthyese.



Ndërkohë, Drejtoria për Hetimin e Krimeve Kibernetike, në bashkëpunim me Drejtorinë e Antiterrorit dhe agjenci të tjera ligjzbatuese, po vijon hetimet për identifikimin e autorit dhe gjurmimin e adresës elektronike nga e cila janë dërguar kërcënimet.

Policia e Shtetit u bën thirrje qytetarëve të ruajnë qetësinë, duke theksuar se nuk ka vend për panik. Strukturat policore, sipas njoftimit, janë të angazhuara maksimalisht për garantimin e rendit dhe sigurisë publike, si dhe për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërive.

Hetimet për identifikimin e autorit vijojnë.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!