Sondazh

Grushtat në protestë, a shënojnë fundin e saj?

Loading ... Loading ...
 

VIDEO/ Nga festë në panik! Fishekzjarrët dalin jashtë kontrollit, 50 persona të plagosur në Spanjë

schedule19:12 - 26 Gusht, 2026

schedule 19:12 - 26 Gusht, 2026

Të paktën 50 persona janë plagosur në Noáin, në veri të Spanjës, pasi fishekzjarrët shpërthyen mes turmës gjatë nisjes së festimeve për Shën Michaelin, shenjti mbrojtës i qytetit.

Ngjarja ndodhi rreth mesditës në komunitetin e Navarrës, pranë Pamplonës. Sipas autoriteteve, një fishekzjarr u lëshua nga ballkoni i bashkisë për të shënuar nisjen e festimeve.

Por situata doli jashtë kontrollit pasi shkëndijat nga fishekzjarri i parë dyshohet se ndezën fishekzjarre të tjera, të cilat shpërthyen në drejtim të turmës së mbledhur në shesh.



Tre persona u dërguan në spital me djegie. Bëhet fjalë për tre burra, 41, 53 dhe 54 vjeç, të cilët morën trajtim mjekësor.

Ndërkohë, 47 persona të tjerë morën ndihmën e parë në qendrën lokale shëndetësore, kryesisht për djegie dhe dhimbje në veshë.

Pamjet e incidentit, të transmetuara nga televizionet spanjolle, tregojnë momentet e panikut. Pjesëmarrësit, të veshur me të bardha dhe me shamitë e kuqe tradicionale, shihen duke vrapuar për t’u larguar nga sheshi, ndërsa fishekzjarrët shpërthejnë në mes të turmës.

Autoritetet kanë nisur hetimet për të përcaktuar shkaqet e incidentit dhe mënyrën se si fishekzjarrët përfunduan duke shpërthyer pranë qytetarëve.

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!