Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Skarcime te Devolli, zyrtarizohen largimet e para

schedule21:21 - 6 Janar, 2020

schedule 21:21 - 6 Janar, 2020

Devolli ka konfirmuar dy lëvizjet e para në merkato dhe bëhet fjalë për largime. Klubi nga Bilishti ka dalë me një njoftim dhe bën me dije se Allyson Silva dhe Klosajd Avrami nuk do të jenë pjesë e tyre në pjesën tjetër të sezonit.

“Sulmuesi brazilian Allyson Christian Silva dhe portieri Klosajd Avrami nuk do të jenë më pjesë e KF Devolli.Klubi i Devollit i falenderon për kontributin e tyre dhe i uron suksese të mëtejshme”, shkruhet në njoftimin e Devollit.

Trajneri Festim Fetollari tashmë pret afrime në skuadër, pasi nga tani sezoni pritet të jetë më i luftuar. Për ta mbyllur fazën e dytë në katër ekipet më të mira nuk do të jetë e lehtë dhe sigurisht që duhen prurje cilësore. / abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!