Sondazh

Grushtat në protestë, a shënojnë fundin e saj?

Loading ... Loading ...
 

“Berisha e konsideron Shqipërinë si pronë të tij”/ Mahmutaj: Saliu, pengesa kryesore e opozitës

schedule23:43 - 25 Gusht, 2026

schedule 23:43 - 25 Gusht, 2026

Gazetari Fatos Mahmutaj në një intervistë në “Ora e Fundit” në ABC News, foli për zhvillimet politike në vend.

Gjatë intervistës u ndal edhe tek situata në PD, duke thënë se kreu i PD Sali Berisha e ka humbur betejën me qytetarët dhe se politika e tij ka prodhuar vetëm dhunë.

Gazetari e cilësoi këtë situatë si një “mediokritet” politik nga ana e Berishës që, sipas tij, nuk i përshtatet zhvillimeve të vitit 2026.



“Për sa kohë Berisha është në opozitë kjo parti do të bjerë edhe më shumë. Para pak kohësh Berisha njoftoi që do kishte zgjedhje në PD, i kërkoi KQZ ta ndihmonte me materiale zgjedhore, por i hoqi të gjithë nga gara dhe ngeli Berisha përballë Saliut. Pra ky është një mediokritet që nuk shkon në 2026″, tha ai.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!