Presidenti amerikan Donald Trump ka shprehur ngushëllimet për ndarjen nga jeta të këngëtares së muzikës country, Dolly Parton.
Në mesazhin e tij, Trump e cilëson Parton si “një nga këngëtaret më të mëdha të muzikës country dhe shumë më tepër, të të gjitha kohërave”, duke e përshkruar lajmin si “një humbje të vërtetë për miliona njerëz”.
“Nuk ka pasur kurrë askënd si ajo dhe nuk do të ketë kurrë”, shkruan Trump, duke shprehur vlerësimin e tij për figurën e njohur të muzikës amerikane.
Sipas njoftimit të publikuar në llogarinë e tij, Trump ka deklaruar gjithashtu se në nderim të Dolly Parton, flamuri amerikan do të ulet në të gjithë Shtetet e Bashkuara për një periudhë njëjavore.
“Pusho në paqe, Dolly! Bota të do”, përfundon mesazhin presidenti amerikan.


