Sondazh

Grushtat në protestë, a shënojnë fundin e saj?

Loading ... Loading ...
 

SHBA/ Sulm me armë në një banesë në Montana, disa të vrarë, mes tyre dhe fëmijë

schedule12:38 - 25 Gusht, 2026

schedule 12:38 - 25 Gusht, 2026

Disa persona, përfshirë fëmijë, kanë humbur jetën pasi një person i armatosur hapi zjarr në një banesë në Billings të Montanës, e cila më pas u përfshi nga flakët, njoftuan autoritetet.

Ngjarja ndodhi pranë zonës Uest End të qytetit, dhe policia e ka cilësuar fillimisht si një konflikt familjar. Agresori ndërroi jetë nga një plagë e shkaktuar me armë zjarri, në atë që autoritetet e kanë përshkruar si vetëvrasje.

Sherifi i përkohshëm i qarkut Yelloustone, Kent O’Donnell, tha në një konferencë për mediat të hënën se në banesë kishin humbur jetën “disa të rritur dhe disa të mitur”. Autoritetet kanë identifikuar viktimat, por për momentin nuk do të bëjnë publike numrin e saktë të të vrarëve, emrat apo moshat e tyre.



O’Donnell shpjegoi se zjarri dhe sasia e madhe e ujit të përdorur nga zjarrfikësit për shuarjen e tij e kanë vështirësuar mbledhjen e provave në vendngjarje. Ende nuk është bërë i ditur motivi i mundshëm i ngjarjes.

Policia deklaroi se gjatë telefonatës në numrin e emergjencës 911 mund të dëgjoheshin të shtënat. Forcat e rendit mbërritën në vendngjarje rreth 10 minuta më vonë dhe dëgjuan të shtëna që vinin nga pjesa e pasme e banesës. Vetëm tre minuta më pas, shtëpia u përfshi plotësisht nga flakët.

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!