Sondazh

Grushtat në protestë, a shënojnë fundin e saj?

Loading ... Loading ...
 

Ndryshimi i yllit norvegjez mban ‘vulën’ shqiptare/ Kush është parukierja që transformoi Haaland

schedule13:29 - 24 Gusht, 2026

schedule 13:29 - 24 Gusht, 2026

Erling Haaland ka surprizuar fansat në mbarë botën me një ndryshim të dukshëm në pamjen e tij.

Ylli norvegjez i futbollit i ka dhënë fund flokëve të gjatë biondë, të cilët prej vitesh ishin kthyer në një prej tipareve të tij më karakteristike.

Pas ndryshimit të ri në look-un e sulmuesit fshihet një emër shqiptar. Bëhet fjalë për Juna Ademin, parukiere shqiptare që jeton dhe ushtron profesionin në Monako.



Ademi ka publikuar në Instagram një fotografi nga momenti kur po punonte me Haalandin. Në foto, ajo shfaqet pranë futbollistit me gërshërë dhe kapëse flokësh në dorë.
“Një nga fotot e mia të preferuara, faleminderit”, ka shkruar ajo krahas postimit.

Ndryshimi i pamjes së Haalandit ka tërhequr menjëherë vëmendjen e fansave në rrjetet sociale, ndërsa postimi i parukieres shqiptare ka marrë mijëra reagime.
Transformimi i ri i futbollistit është komentuar gjerësisht nga ndjekësit, ndërsa për Juna Ademin ky ka qenë një tjetër moment i rëndësishëm në karrierën e saj në Monako.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!