Sondazh

Dhuna e opozitës përballë integrimit europian, si duhet të reagoje qeveria?

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Ethet e lokaleve, PS zbret në terren/ Pogradeci pret mbledhjen 2-ditore, analiza dhe sfidat e sezonit politik

schedule11:21 - 23 Gusht, 2026

schedule 11:21 - 23 Gusht, 2026

Socialistët nuk presin shtatorin, për të nisur sezonin e ri politikë. Tashmë një pjesë e tyre i kanë marrë udhëzimet dhe detyrat që duhet të kryejnë.

Kreministri Rama po e nis këtë sesion duke mbledhur të parët, drejtuesit politikë dhe krerët socialistë të komisioneve parlamentare, në vilën qeveritare në Pogradec.

Me “Besën” e mbyllën korrikun socialistët, po me Besën po e nisin dhe sesionin e ri.



Sic abc neës ka mësuar, në takimin e Pogradecit, rama u ka kërkuar socialostëve në takim që ta lexojnë me kujdes dokumentin Besa dhe aneksin e saj, “Paninë Besnike”.  Këto dukumente duhet shpërndahen edhe krerëve të bashkive  dhe kryetareve te PS në deget lokale.

Drejtuesit poilitik ndërohë duhet të jenë më të pranishëm në terren, sipas porosistë së kryeministrit.

Reforma territoriale, që aktualisht është në proces vendimi në pushtetitn bashkiak e prej së disa kryebashkiak janë të mërzitur, ishte nje tjetër pikë e diskutimeve. Rama ka kërkuar të dijë nga drejtuesit politik, përse ka patur revoltë në bashkitë socialiste.

Por tani fokusi i tyre është të sshpjegojnë se reforma e re territoriale, që ndyshon hartën e bashkive, nga 61, në 46, synon më shume shërbime dhe marrjen e tyre më shpejt.

Por objektivi i PS shkon në 2027, atëherë kur do të mbahen zgjedhjet për pushtetin vendor. Sic është e zakonshme në radhët e socialistëve, ata edhe këtë herë, sipas porosisë së kryeministrit, duhet të nisin pergatitjet që tani për zgjedhjet e pranverës se ardhshme.

Në tryezë pati dsikutime edhe për një bashkëpunim më të mirë Minister-deputet-drejtues – drejtor-drejtori vendore, por dhe komunikim më aktiv me publikun.

Por diskutimet edhe më të rëndishme, do të vijojnë të hënën, kur rama, ka thirrur ministrat në takim, ku pritet të bëhet bilanci i secilit dikaster.  Ndërkohë, këto takime do të përmbyllen me mbledhjen e Asamblesë së PS, që parashikohet të mbahet në fillim të shtatatorit, ku shpesh rama komunikon vendime të rëndësishme.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!