Hoxha thotë se vranë Guximin pasi s’gjetën të vëllain: Kush ishte Agron Gjyriçi, shoku i ngushtë i Fatmir Haklajt

schedule17:31 - 6 Janar, 2020

schedule 17:31 - 6 Janar, 2020

Gazetari Artan Hoxha zbuloi detaje nga vrasje e mbrëmshme e Guxim Gjyriçit në Tropojë, e cila sipas tij mund të nxisë një valë të re ekzekutimesh në zonën që përjetoi tmerrin gjatë periudhës 19898-2001.

Sipas Hoxhës, vrasja e 47 vjecarit është vazhdën e serisë së vrasjeve që lidhen me historitë e vjetra të fisit të Haklajve, por se ai nuk kishte probleme të vetat dhe se nuk ruhej.

Hoxha tha përballë gazetrit Endri Xhafo në Abc News se Guxim Gjyriçi është vëllai i Agron Gjyriçit, shokut të ngushtë të Fatmir Haklajt.

Sipas gazetarit edhe vrasja e 47-vjecarit ka ardhur si një shpagim për mungesë të të vëllait, Agronit i cili ndodhet në Amerikë, raporton abcnews.al.

Lexo edhe: Atentati në Tropojë, Artan Hoxha zbulon pse e vranë Guxim Gjyriçin

“Agroni ka qenë në zyrën e pasaportave gjatë kohës kur Fatmir Haklaj drejtonte komisariatin e Tropojës”, tha ai.

Më pas, gazetari vijoi: Agroni nuk ka qenë i përfshirë tek seriali i vrasjeve në Tropojë. Ka një lokal aty ku ka ndodhur ngjarja, banesa e viktimës së mbrëmshme ndodhet shumë afër ngjarjes.

Janë fis i njohur dhe kjo ka bërë që të mos përziheshin. Viktima e mbrëmshme është një njeri që nuk përfshihej. Agroni, i vëllai i tij, krijoi një biznes, ka ndërtuar postën e Bajram Currit, ka ndërtuar vepra arti të vogla, ka patur pastrimin e qytetit deri më tani. Agroni vazhdoi të jetonte si normalisht, jo si pjesa tjetër që fshiheshin.

Lexo edhe: Artan Hoxha bën paralajmërimin e frikshëm pas vrasjes në Tropojë

Pse dyshoj se është në vazhdën e kësaj historie?

Vërtet janë ngjarje që kanë ndodhur në shekullin e kaluar, por pikërisht në datën 5 janar 1998 është vrasja që ka nxjerrë nga shinat Fatmir Haklaj, u vra i vëllai i tij Shkëlqim Haklaj“, tha Hoxha. /abcnews.al