Xhaka i rilindur tek Arsenali, Arteta ka meritë absolute

schedule22:35 - 7 Janar, 2020

schedule 22:35 - 7 Janar, 2020

Granit Xhaka dukej i larguar nga Arsenali dhe mediet britanike raportonin se mesfushori me origjinë shqiptare, kishte nënshkruar me Hertha Berlin në Gjermani. Megjithatë, duket se Xhaka ka rilindur dhe paraqitjet e tij nën urdhrat e Artetës, kanë qenë të shkëlqyera.

Xhaka ka luajtur 180 minuta me Artetën në krye të Arsenalit, e ka prekur topin 182 herë, ka bërë 141 pasime të sakta, 3 pasime kyçe për gol dhe ka dhënë 17 pasime të gjata të sakta. Gjithashtu, Xhaka ka një përqindje saktësie në pasime perfekte, 100%.

Mesfushori ka fituar 11 duele me kundërshtarët, ka fituar katër faulle dhe katër herë ka ndaluar aksione të rrezikshme. Për më tepër, Xhaka ka bllokuar një gjuajtje drejt portës, ka bërë 5 ndërhyrje në këmbë dhe ka pastruar një herë zonën e tij.

Statistika të shkëlqyera këto të mesfushorit me origjinë shqiptare, i cili në dy ndeshje, ka arritur të fitojë sërish zemrat e tifozëve të Arsenalit./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!