Sondazh

Grushtat në protestë, a shënojnë fundin e saj?

Loading ... Loading ...
 

Inertet, jo në koshat e mbeturinave/ Fier, bashkia hap tre pika për depozitimin e tyre

schedule11:43 - 20 Gusht, 2026

schedule 11:43 - 20 Gusht, 2026

Sasia e madhe e mbetjeve inerte që qytetarët depozitojnë në konteinerë ka detyruar bashkinë e Fierit të ngrejë tre pika shtesë për depozitimin e tyre si edhe të njoftojë penalitete për qytetarët që i hedhin këto mbetje në kosha mbeturinash.

Vendimi i fundit i këshillit Bashkiak vendosi hapjen e 3 pikave të përkohëshme për depozitimin e mbetjeve inerte ne zonat periferike duke kontraktuar një kompani private për transportin e tyre.

Sipas vendimit te KB, në venddepozitimin e fshatit Grykë, sipërfaqja në dispozicion për mbetjet inerte është 2 ha tokë, në Drizë afërsisht 5 mije metra katrorë dhe në Sheq të Madh pritet të përzgjidhet një sipërfaqje prej 3 hektarësh.



Mbetjet inerte që depozitohen nga qytetarët por, edhe ato qe rezultojnë nga prishja e objekteve gjatë projekteve të ndryshme infrastrukturore, janë shnderruar në sfidë për pushtetin vendor në Fier duke qënë se nuk mund të trajtohen me metodën e kompresimit, praktikë kjo që po ndiqet për trajtimin e mbetjeve të tjera urbane.

Hapja e vendeve rë posaçme për depozitim, parashikon edhe prespektivën që keto mbetje të ripërdoren për projekte infrastukture në zonat ku po grumbullohen./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!