Sondazh

Grushtat në protestë, a shënojnë fundin e saj?

Loading ... Loading ...
 

EMRAT/ Shpërndanin drogë në Mykonos, në pranga dy shqiptarë. Sekuestrohen mbi 65 mijë euro

schedule11:27 - 20 Gusht, 2026

schedule 11:27 - 20 Gusht, 2026

Dy shtetas shqiptarë, 37 dhe 44 vjeç, janë arrestuar nga policia greke në ishullin e Mykonosit, të dyshuar për posedim, ruajtje dhe trafikim të lëndëve narkotike.

Të arrestuarit janë identifikuar si Petrit Myzyri nga Berati dhe Daniel Dhamaj nga Vlora.

Operacioni u zhvillua nga oficerët e Nëndrejtorisë së Policisë së Mykonosit, pas një hetimi dhe monitorimi të aktivitetit të dyshuar të dy shqiptarëve.



Sipas autoriteteve greke, ata dyshohet se vepronin së bashku në trafikimin e drogës dhe kishin fshehur një sasi të konsiderueshme lëndësh narkotike në një automjet privat, të cilin e përdornin për transport.

Gjatë operacionit policor, kontrollet u kryen në një banesë, një motoçikletë dhe dy automjete private që përdoreshin nga të dyshuarit. Në total, policia sekuestroi 365.8 gramë MDMA, të ndarë në gjashtë pako, 76.3 gramë kokainë rozë të ndarë në 19 pako dhe 36.5 gramë kokainë të ndarë në 41 pako.

Gjithashtu, gjatë kontrolleve u gjetën 36 tableta farmaceutike pa recetë, 65,900 euro dhe 125 dollarë amerikanë, të cilat sipas policisë dyshohet se ishin përfituar nga aktiviteti i paligjshëm i trafikimit të drogës.

Në cilësinë e provave materiale u sekuestruan edhe tre telefona celularë, peshore precize dhe materiale të përdorura për paketimin e lëndëve narkotike.

Dy shqiptarët u arrestuan dhe ndaj tyre është ngritur çështje penale, ndërsa hetimet nga autoritetet greke vijojnë për të zbardhur aktivitetin e tyre dhe çdo person tjetër që mund të jetë i përfshirë në rrjetin e dyshuar të trafikimit.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!