Sondazh

Grushtat në protestë, a shënojnë fundin e saj?

Loading ... Loading ...
 

Egnatia, historia është shkruajtur/ Kërkon grupet e Europa League, por i ka të sigurtë ato në Conference

schedule10:30 - 20 Gusht, 2026

schedule 10:30 - 20 Gusht, 2026

Historia është shkruajtur, tani mbetet për t’u vendosur skena ku do të zhvillohet ajo.

Egnatia do të kërkojë sigurisht nivelin më të lartë, duke nisur nga ora 19:00 e mbrëmjes së sotme kur është në program sfida e vajtjes në play off e Europa League.

Kampionët e Shqipëqrisë do të presion në shtëpi Lillestrom me mision fitoren, që do t’o afronte me kualifikimin në fazën e grupeve të turneut të dytë për nga rëndësia në futbollin europian.



Ky objektiv nuk është fshehur as nga trajneri Nevil Dede në konferencën zyrtare për mediat.Kundër norvegjezëve të Lillestrom, Egnatia ka në krahun e saj përveç tifozëve, edhe qetësinë e një arritjeje të madhe historike.

Edhe nëse nuk ia dalin në play off e Europa League, skuadra nga Rrogozhina e ka të sigurtë vendin e saj në grupet e Conference League.

Për ta arritur këtë, Dede do të zbresë në fushë me të gjithë titullarët e tij, ndërsa mungesa e vetme është ajo e Ndrecës, i pezulluar për shkak të kartonit të kuq në sfidën e fundit kundër Shamrock Rovers./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!