Analisti Jeton Halimi thotë se Lëvizja Vetëvendosje po mban peng themelimin e institucioneve në Kosovë.
Në një intervistë për “Ora e Fundit” në ABC News, Halimi u shpreh se kryeministri në detyrë, Albin Kurti kërkon të ketë një president “kukull”.
Halimi shtoi se Kurti është përgjegjës për krizën politike në Kosovë.
“Po shihet kush po e mban peng mos themelimin e institucioneve, Albin Kurti dhe VV. Mund të ketë edhe pak faj nga opozita, por faji kryesor është i Albin Kurtit dhe VV. Ata duan një president kukull apo një presidente si zonja Osmani. Kurti po mundohet të nxjerrë një president kukull. Albin Kurti luan me mendjen dhe karakteret e njerëzve, për interesat e tij personale. Kurti t’ia japë postit e presidentit LDK-së. Albin Kurti di të notojë në ujëra të turbullta, e ka parë një opozitë të dobët. Albin Kurti ka ardhur me dhunë në protesta, me gaz lotsjellës, këtë e dimë shumë mirë. Shpresoj të mos përsëriten më ato skena. Përgjegjësia bie mbi Albin Kurtin dhe klikën e tij”, theksoi ai./abcnews.al


