Sondazh

Grushtat në protestë, a shënojnë fundin e saj?

Loading ... Loading ...
 

Ish-këshilltari i Faucit pranon fajësinë për fshehjen e të dhënave të koronavirusit

schedule14:14 - 19 Gusht, 2026

schedule 14:14 - 19 Gusht, 2026

David Morens, ish-zyrtar i lartë i Institutit Kombëtar të Alergjisë dhe Sëmundjeve Infektive (NIAID) dhe ish-ndihmës i Anthony Fauci-t, është deklaruar fajtor për konspiracion për të penguar zbatimin e ligjeve amerikane për transparencën dhe aksesin në dokumentet publike.

Morens, 78 vjeç, u deklarua fajtor në një gjykatë federale në Greenbelt, Maryland, në një çështje që lidhet me komunikimet qeveritare për financimin e kërkimeve mbi koronaviruset dhe pandeminë Covid-19.

Sipas prokurorëve, skema kishte nisur pasi agjencisë amerikane i ishin paraqitur kërkesa për akses në dokumente publike që nga prilli i vitit 2020.



Kërkesat lidhej veçanërisht me grantet kërkimore për koronaviruset dhe financimin e projekteve që kishin të bënin me viruset te lakuriqët e natës.

Autoritetet amerikane pretendojnë se Morens dhe persona të tjerë përdorën qëllimisht adresën e tij personale të email-it për komunikime që mund të përfshiheshin në kërkesat sipas Aktit të Lirisë së Informacionit (FOIA). Sipas aktakuzës, ata ishin të vetëdijshëm se përdorimi i llogarive personale do ta vështirësonte identifikimin dhe dorëzimin e këtyre komunikimeve në kuadër të kërkesave për dokumente publike.

Çështja lidhet gjithashtu me vendimin e Institutit Kombëtar të Shëndetit (NIH) për anulimin e një granti kërkimor mbi koronaviruset te lakuriqët e natës.

Vendimi u mor në një periudhë kur në SHBA po shtoheshin debatet dhe akuzat lidhur me mundësinë që SARS-CoV-2 të kishte origjinën nga një laborator në Wuhan.

Laboratori kinez kishte përfituar një pjesë të financimit përmes një kompanie që kishte marrë fillimisht grantin për kërkimin.

Morens, i cili kishte punuar nën drejtimin e Anthony Fauci-t gjatë pandemisë, përballet me një dënim maksimal prej pesë vitesh burg. Avokati i tij, Timothy Belevetz, tha se klienti i tij, përmes deklarimit të fajësisë, ka marrë përgjegjësinë për veprimet e tij.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!