Asnjë fitues në tre ndeshjet e para të play off në Champions League. Në fushë zbritën edhe katër lojtarë shqiptarë, që pas rezultateve të fundit, bashkë me skuadrat e tyre mbeten në lojë për një vend në fazën e grupeve të turneut më të rëndësishëm europian për klube.
Tomas Strakosha dhe Stavro Pilo e nisën aventurën e tyre në Champions si titullarë dhe luajtën për 90 minuta me AEK Athinë, por kampionët grekë nuk shkuan më shumë se barazimi pa gola në fushën e Levski Sofia.
Pavarësisht rasteve për shënim, rezultati nuk ndryshoi, ndërsa skuadra helene është e favorizuar në ndeshjen e kthimit që do ta luajë javën e ardhshme në shtëpinë e saj.Arbër Hoxha u aktivizua si zëvendësues në barazimin 2-2 në shtëpi të Dinamo Zagreb kundër norvegjezëve të Viking.
Një shpërdorim i vërtetë për kroatët, që iu iku fitorja nga duart pas epërsisë së shpejtë të dyfishtë.Vendasit shënuan dy gola në 10 minutat e para të sfidës me Beljo dhe Lisica, por i lejuan vetes të arriheshin nga rivalët që në pjesën e parë. Kristiansen dhe Tripiç barazuan shifrat përpara pushimit.
Në minutën e 68-të, Hoxha zbriti në fushë si zëvendësues, por nuk arriti të lerë shenjë në këtë sfidë. Me këtë barazim kualifikim për në fazën e grupeve do të vendoset në ndeshjen e kthimit.
Edhe Kosova kishte përfaqësuesin e saj në play off e Champions League, pasi Vedat Muriqi luajti si titullar në barazimin 1-1 që Fenerbahce regjistroi në sfidën e parë të luajtur në Stamboll kundër Olympique Lyon.
Openda shënoi golin e epërsisë për francezët në minutën e 40-të. Të zotët e shtëpisë barazuan shpejt pas pushimit me Greenëood, duke mbajtur gjallë shpresat për një kualifikim në grupet e Champions League./abcnews.al


