Sondazh

Grushtat në protestë, a shënojnë fundin e saj?

Loading ... Loading ...
 

Shqipëria, sanksione Bjellorusisë/ 8 vende i bashkohen paketës së sanskioneve të BE ndaj Minskut

schedule18:51 - 18 Gusht, 2026

schedule 18:51 - 18 Gusht, 2026

8 vende jashtë Bashkimit Evropian, mes tyre edhe Shqipëria, i janë bashkuar paketës së fundit të sanksioneve të BE-së ndaj Bjellorusisë, për shkak të mbështetjes së Minskut për luftën e Rusisë në Ukrainë.

Shqipëria, Bosnjë-Hercegovina, Islanda, Lihtenshtajni, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut, Norvegjia dhe Ukraina kanë rënë dakord që politikat e tyre kombëtare të jenë në përputhje me masat e miratuara nga Këshilli i BE-së më 23 korrik.

Sanksionet forcojnë kufizimet ndaj eksporteve të mallrave dhe teknologjive që mund të përdoren për të fuqizuar kapacitetet ushtarake, teknologjike, të mbrojtjes dhe sigurisë së Bjellorusisë.



Masat e reja vendosin gjithashtu kufizime shtesë ndaj importeve të mallrave që mund t’i sigurojnë Minskut burime alternative të të ardhurave.

Në paketën e sanksioneve përfshihen edhe kufizime të mëtejshme për përfshirjen e Bjellorusisë në bizneset e kripto-aseteve me bazë në BE. Megjithatë, parashikohen përjashtime për të garantuar vazhdimin e furnizimit me mallra dhe shërbime thelbësore për mirëmbajtjen e infrastrukturës publike të internetit në Bjellorusi./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!