Sondazh

Grushtat në protestë, a shënojnë fundin e saj?

Loading ... Loading ...
 

Rodri vishet “blaugrana”/ Zyrtare, mesfushori spanjoll transferohet te Barcelona

schedule13:15 - 17 Gusht, 2026

schedule 13:15 - 17 Gusht, 2026

Është mbyllur telenovela më e gjatë dhe më e rëndësishme e merkatos së verës që përfshiu dy gjigandët e futbollit spanjoll dhe një “Top të Artë”. Tani është zyrtare, Rodri do të veshë fanellën e Barcelonës duke nisur nga sezoni i ri, pasi kampionët e La Liga mundën në këtë garë rivalët e përjetshëm të Real Madrid.

Mesfushori spanjoll transferohet nga Manchester City pas dhjetë ditësh negociatash intensive, që u vulosën me 75 milion euro. Kjo është shifra që do të paguajë klubi “blaugrana” për të realizuar goditjen më të madhe në sesionin e verës të merkatos së futbollit botëror.

Tani mbetet vetëm, që fituesi i “Topit të Artë” në vitin 2024 të firmosë kontratën dhe të bëjë prezantimin si lojtari më i ri i Barcelonës. Rodri largohet nga Manchester City pas shtatë sezonesh.



Ai u ble nga klubi anglez në vitin 2019 nga Atletico Madrid për 70 milion euro. Nën drejtimin  e Pep Guardiola ai arriti gjithçka në karrierën e tij. Në 250 ndeshje me “Cityzens” ai shënoi 23 gola, më i rëndësishmi ai në finalen e Champions të vitit 2024, që I dhuroi skuadrës së tij trofeun e parë të madhe europian.

Po ashtu, ky triumph e drejtoi futbollistin drejt suksesit më të madh personal, fitimin e “Topit të Artë”. Pas një sezoni të vështirë për shkak të një dëmtimi të rëndë, Rodri u kthye protagonist në “Botërorin 2026”, duke ndihmuar Spanjën të fitojë Kupën e Botës./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!