Manjola Nallbani është një nga këngëtaret që iu ka rezistuar viteve, dhe përherë ka ditur që të ketë publikun e saj që e pëlqen dhe e mbështet.
Duke qenë se ka shumë vite në ekran, kureshtja e njerëzve për të njohur familjen e këngëtares është shumë e madhe, për shkak se ajo ka preferuar që të jetë edhe shumë diskrete në këtë pjesë.
Këngëtarja është e martuar me gjykatësin e Gjykatës së Tiranës Sokol Tona, me të cilin nuk ka pasur asnjë dalje televizive, pasi vetë ai nuk pëlqen që të jetë pjesë e mediave.
E ftuar puntatën e fundit në emisionin “E diell” Nallbani tha se e ka të pamundur që ta bindë Tonën që të jetë pjesë e një interviste në televizion, pavarësisht se vetë ai është një personazh që ka lidhje me njerëz të tjerë, për shkak të detyrës që mban.
E pavarësisht nëse i kemi parë apo jo në një intervistë së bashku, këngëtarja i ka dedikuar bashkëshortit të saj dhe një këngë, “Ti je fati im”.
‘’Natyrisht nëse unë nuk do të ndjeja dashuri për Sokolin, i cili është gjysma ime, është fati im, nuk do kisha inspirim dhe nuk do të kisha motiv për të shkruar dhe për të tjerët. Sepse natyrisht kur ti bën një këngë, arti bëhet për gjithë të tjerët që t’ia këndosh edhe dashurisë apo gjysmës së publikut”, tregonte këngëtarja pak kohë më parë.
Ndërkohë që e pyetur dje lidhur me ndonjë krizë të mundshme në martesën e saj, Nallbani do të jepte këtë përgjigje: Krizë është fjalë e madhe, njerëzit shkojnë shumë mirë, por ka edhe probleme. Pse u dashka të bëhen publike? Mes 30 viteve ka pasur sigurisht probleme, por ka një diferencë mes problemeve të përditshme dhe probleme me të cilat nuk vazhdohet më dhe këto të fundit faleminderit Zotit nuk kemi patur.