Kërcënohet me jetë Ramush Haradinaj, deputet i Aleancës dhe komandant i UÇK-së për zonën e Dukagjinit gjatë luftës së Kosovës.
Nga salla e Kuvendit, e hapur për mërgimtarët, pasi përfundoi aksioni opozitar, një qytetar i quajtur Skënder Llugiqi bëri thirrje për pushkatimin e tij.
Pas denoncimit publik të rastit nga radhët e partisë së Haradinajt, personi u identifikua dhe u arrestua nga blutë e Kosovës. Ndaj tij tani fillojnë hetimet.
Rastin e ka dënuar edhe organizata e veteranëve të luftës, ndërsa gjuha e urrejtjes në Kosovë është identifikuar si një nga problemet kryesore të prodhuara nga kriza politike.


