Një incident ajror me një avion të Air India ka marrë një tjetër zhvillim, pasi piloti i mjetit që humbi papritur rreth 300 metra lartësi gjatë një fluturimi nga Phuket drejt Delhit, rezultoi pozitiv në testin fillestar për marihuanë.
Lajmi është raportuar nga mediat televizive indiane, ndërsa autoritetet vijojnë hetimet për incidentin që shkaktoi plagosjen e 17 personave, 13 pasagjerë dhe katër anëtarë të ekuipazhit.
Incidenti ndodhi javën e kaluar, kur një avion Airbus A320neo, që udhëtonte nga qyteti turistik tajlandez Phuket drejt Delhit, pësoi një “ndryshim të papritur të lartësisë” teksa fluturonte mbi shtetin indian të Odishës.
Avioni kishte në bord 137 pasagjerë dhe tetë anëtarë të ekuipazhit dhe, pavarësisht incidentit, arriti të ulej i sigurt në Delhi.
Sot, drejtori ekzekutiv i Air India, Campbell Wilson, u thirr nga Ministria e Aviacionit Civil të Indisë për të dhënë shpjegime lidhur me incidentin.
Air India: Phuket – Delhi, 04.08.2026.
The worst two hours of my life. Please, please, please always wear your seatbelt on a plane, even when the seatbelt sign is off.
I saw people being thrown into the air, hitting their heads, and getting injured. For a while, I genuinely… pic.twitter.com/3bVjcZZ18g
— Minchen (@minchen_t) August 4, 2026


